5 fakte mbi Vitin e Ri, festën tradicionale që kremtohet në të gjithë botën

Viti i ri është një festë pagane që festohet në mbarë botën natën e ndërrimit të viteve.

Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë i gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.

Kremtimi i Vitit të Ri është një ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marrë parasysh racën, fenë, kombin dhe përkatësitë e tyre të ndryshme.

Disa hulumtues mendojnë se kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë zanafillën e vet e ka nga romakët e vjetër.

Më poshtë disa fakte mbi këtë festë:

1) Dëshmitë më të lashta përsa i përket festimeve të Vitit të Ri janë gjetur në Babiloninë antike të rreth 4000 vjetëve më parë.

2) Romakët festonin Vitin e Ri në Mars. Senati , në153 përpara Krishtit, fiksoi janarin si fillim të Vitit të Ri. Në “46 pas Krishtit kalendari Julian konfirmoi në mënyrë përfundimtare zgjedhjen e datës 1 janar si Vitin e Ri (edhe data e Krishtlindjeve duket sikur derivon nga zakonet e tyre.

3) Në Vitin e Ri hahen ushqime që sjellin fat. Zgjedhja bëhet për gjithçka që ka formën e unazës. Unaza përfaqëson në fakt një cikël perfekt dhe mbylljen e vitit. Prandaj gatuhen thjerrëza dhe bathë.
4) Në Spanjë, 12 sekonda përpara mesnatës konsumohen kokrra rrushi, një për çdo rënie kambane.

5) Keltët e festonin Vitin e Ri natën e 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Ose më mirë në Halloween.

 


Shtuar 28.12.2021 19:13