5 arsye pse duhet të vishni çorape kur flini gjumë

Ka njerëz që dimër apo verë nuk veshin çorapë kur flenë. Por mjekët këshillojnë që duhen veshur. Por përse? Më poshtë ju kemi sjellë për ju 5 arsye pse duhet të vishni çorape kur shtriheni për të fjetur gjumë.

1- Kur vishni çorape ju mund të flini më shpejt. Kjo për faktin se çorapet ju ngrohin këmbët. Dhe kur ngrohen këmbët, dërgohet një mesazh në trurin tuaj për të ulur temperaturën e trupit.

2- Çorapet mund të parandalojnë sëmundjen e Raynaud, kur gjaku nuk qarkullon siç duhet, dhe kjo shkaktohet nga stresi ose i ftohti, informon dritare.net

3- Do të flini më rehat, do të jeni më të shëndetshëm.

4- Veshja e çorapeve kur flemë është veçanërisht mirë për gratë që janë në menopauzë, sepse ul zjarrminë që mund të kenë ato përbrenda.

5- Nëse vuani nga çarja e thembrave, apo ashpërsia e tyre, vishni çorapë gjatë natës dhe do t’i keni më mirë. Para se të flini lyejini këmbët me pak krem ose locion hidratues dhe pastaj lini çorapet të bëjnë magjinë e tyre.


Shtuar 10.12.2022 19:03

Tags: ,