Shtyu vizitën në Francë për shkak të protestave, Mbreti Charles të mërkurën në Gjermani

Berlini po përgatitet të presë mbretin e Britanisë, Charles III.

Vizita e tij në Francë u shty pas trazirave sociale për ndryshimet e pensioneve dhe dhunën   qytetet e vendit, por monarku 74-vjeçar do të vizitojë centralin elektrik të Eurozonës të mërkurën siç ishte planifikuar.

Menjëherë pas “megagrevës” së sotme në sektorin e transportit, qeveria Scholz po përgatitet me ethe të mirëpresë djalin e madh të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth në kryeqytetin gjerman me nderime.

Siç raporton rrjeti gjerman “n-tv”, Mbreti Charles, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Camilla, pritet të qëndrojë në hotelin luksoz të Berlinit “Adlon”.

Në hotelin me pesë yje kanë qëndruar emra të famshëm si Michael Jackson, Dalai Lama dhe nëna e monarkut britanik.

Autoritetet gjermane do të bëjnë të pamundurën që mbreti Charles të ndihet si në shtëpinë e tij, siç komenton gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung”.

Menaxhmenti i hotelit, siç pritej, nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ardhjen e mbretit Charles “për shkak të diskrecionit” edhe pse ka lënë të kuptohet se pritet një zyrtar i lartë.

Nëna e tij kishte qëndruar në “Hotel Adlon” në vitin 2004 dhe 2015 duke shijuar komoditetin e një prej tre suitave presidenciale të hotelit “Royal Suite”.

Sipas një përfaqësuesi të hotelit, që nga vizitat e Elizabeth, stafi i njeh shumë mirë preferencat e anëtarëve të familjes mbretërore britanike.

Suita presidenciale, ku pritet të qëndrojë çifti mbretëror britanik, është 185 metra katrorë, kushton 20 mijë euro nata, ka një krevat king size dhe pamje nga Porta e Brandenburgut.

Në banjën e suitës presidenciale, monarku britanik dhe gruaja mbretërore Camilla do të kenë saunën e tyre.

luleshitësi Mario Weidner është ai që do të marrë përsipër dekorimin e suitës dhe siç pretendon ai do të preferojë lulet e bardha.

“Dekorimi mbi të gjitha do të jetë i thjeshtë”, siç tregon ai për rrjetin gjerman “n-tv”./Albeu.com/


Shtuar 27.03.2023 16:12