Plas sherri mes kushërinjve në Tiranë: Njëri në komisariat, tjetri arratiset

Disa kushërinj janë zënë mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në rrugën e Kavajës, për motive ende të paqarta. Dy kushërinjtë që u përfshinë në sherr janë R. L. dhe A. M.

Sipas policisë personi me inicialet A. M. është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e konfliktit, ndërsa R. L. është larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personit që u arratis.


Shtuar 14.05.2021 23:37