“Për sot u përjashtove”, Nikolla paralajmëron Bardhin: Po vazhdove kështu rrezikon…

Seanca e sotme parlamentare ka vijuar me debate të forta dhe deputeti Gazment Bardhi është përjashtuar.

Mirëpo gjatë kohës kur ministrat e Ramës kanë prezantuar projektligjet, deputetët e opozitën kanë vijuar t’i bien tavolinës me bidonë dhe duar, si dhe t’i bien bilbilit.

Kryeparlamentarja Nikolla ka paralajmëruar sërish Bardhin, duke i thënë se nëse vazhdon të thyej rregulloren rrezikon të përjashtohet me 10 ditë.

“Për sot jeni përjashtuar, rrezikoni 10 ditëshin e përjashtimit zoti Bardhi”, tha Nikolla.

 


Shtuar 2.02.2023 12:36