Një operacion i madh është zhvilluar ditën e sotme kundër një grupi të madh të narko-trafikut.
Në kuadër të operacionit të SPAK ditën e sotme në të gjithë vendin janë nxjerrë 42 urdhër-arreste, mes tyre edhe dy punonjës policie.
Burime bëjnë me dije se një prej punonjësve të policisë ka qenë inspektor zone në Tepelenë, ndërkohë që efektivi tjetër ishte punonjës i qarkullimit në Gjirokastër.
Paraprakisht dyshohet se dy punonjësit e policisë kanë qenë të përfshirë në grupin e trafikut të drogës.
Njëri prej punonjësve të policisë është me inicialet A.L dhe tjetri me inicialet F.M.
Personat e vënë në pranga akuzohen për trafik droge drejt Italisë, ndërkohë që operacioni është shtrirë në Vlorë, Gjirokastër Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë.
Hetimet me partnerët kanë zbuluar se trafiku i drogës drejtohej nga Shqipëria, përmes grupeve të strukturuara kriminale.