Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me plagosjen e 40-vjeçarit tre ditë më parë në një nga lokalet e Bllokut.
Ngjarja nuk ishte bërë publike nga policia, ndërsa rasti u mësua vetëm ditën e sotme nga mediet.
Në reagimin e saj zyrtar policia sqaron se ngjarja nuk shtë fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike.
Më tej thueht se, në lidhje me këtë ngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.
Si ndodhi ngjarja
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës në rrugën “Vaso Pasha”, ku 41-vjeçari E.Dorzi është qëlluar rreth 27 herë me thikë brenda lokalit ku ndodhej.
40-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.
Sipas të plagosurit dy persona i janë afruar në tavolinë si miq dhe më pas e kanë qëlluar me thikë.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 40 vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri./Albeu.com./