Policia në Durrës ka vënë në pranga 4 shtetas për dhunë në familje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit:
-E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-B. C., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-E. P., 37 vjeç, banues në Golem, Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje (nëna e ish-bashkëshortes së tij).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia./albeu.com