4 këshilla për të shmangur lotët kur qëroni qepët

Historia është e njohur: Kur duhet të presim një qepë, e dimë se do të derdhim disa lot. Qepa është një përbërës kyç në shumë receta dhe për këtë arsye nuk mund të heqim dorë nga ajo. Shihni më poshtë katër këshilla për të shmangur lotët teksa po prisni qepët:

1. Përpara se të filloni të gatuani, hapni dritaren e kuzhinës për të ajrosur më mirë hapësirën dhe për të shmangur lotimin.

2. Është shumë e rëndësishme të përdorni një thikë të mprehtë. Nëse është profesionale, edhe më mirë. Kjo do ta presë më mirë qepën dhe do të çlirojë më pak kimikate që formojnë gaz.

3. Padyshim, këshilla më efektive është mbajtja e syzeve speciale. Ndonëse mund të duket qesharake, syzet e notit do të kenë të njëjtin efekt.

4. Qepët mund t’i ruani në frigorifer dhe gjysmë ore para se t’i përdorni vendosini në ngrirje. Kjo do të zvogëlojë pak lotët tuaj, por është një këshillë mjaft e diskutueshme pasi është më pak efektive nga të tjerat.


Shtuar 12.09.2022 23:52