38-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali (EMRI)

Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Modena, në një aksident tragjik. Mediat italiane raportojnë se si pasojë e përplasjes së dy makinave ka humbur jetën 38 vjeçari shiptar Saimir Gjoka.

Sipas mediave italiane makina ku po udhëtonte Gjoka është përplasur me një tjetër makinë, duke dalë nga rruga.

Aksident fatal ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në seksionin e autostradës së Modenës – A1, pranë Cognento. 38-vjeçari nga Shqipëria, Saimir Gjoka, ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes. Trupi i pajetë i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit, nga automjeti në të cilin ishte bllokuar.

55-vjeçari që udhëtonte me makinën tjetër ka mbetur i plagosur por jashtë rrezikut për jetën.

Policia, e cila ka nisur hetimet, ka gjetur në makinën e shqiptarit një çantë me para. Ndërkohë, edhe me ndihmën e dronëve, policia është në kërkim të pasagjerit tjetër të mjetit, i cili është arratisur pas përplasjes.


Shtuar 19.10.2023 17:57