Në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, lideri i opozitës, Sali Berisha, ka kujtuar vitet e para kur forcës së parë politike pas rënies së sistemit komunist iu bashkua dhe Edi Rama, atëherë pedagog në Akademinë e Arteve.
“Kujtoj kohën kur dikur na u bashkonin djem të rinj, mes tyre dhe një djalë i ri pedagog iArteve, por më vonë ai u shndërrua në fatkeqësi për kombin. Ai ishte Edvin Rama”, tha Berisha.
Më tej, ai kujtoi emra të njerëzve që kanë kontribuar në PD, që nga Azem Hajdari, Pjetër Arbnori, Ali Spahia, Bujar Nishani, Sokol Olldashi, Gerti Bogdani.
“Ne jemi forca e parë politike në Evropën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin në NATO.
Ne jemi partia që rikthyem besimet fetare të shqiptarëve”, tha Berisha.
