Vlonjatët “tradhtojnë” Ramën? Pjesëmarrja më e ulët në votime se në çdo qytet

Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën sot në vend.

Komisione Shtetëror i Zgjedhjeve në të dhënat e fundit për pjesëmarrjen thotë se në nivel kombëtar kanë marrë pjesë në votim rreth 48% e qytetarëve.

Nga të dhënat e përditësuara në orën 19:00, Tirana rezulton qarku me pjesëmarrjen më të lartë (mbi 54%).

Ndërsa rekordin negative duket se e mban Vlora, ku pjesëmarrja në nivel qarku nuk i arrin 35%.

Shtuar 25.04.2021 07:04