31-vjetori i FRESH, Spiropali sulmon PD-në: Lindi si partia e lirisë, tani ka si ofertë Berishën

Në 30 vjetorin e themelimit të FRESH, ministrja Elisa Spiropali ka komentuar situatën në PD.

Spiropali tha para të rinjve socialistë se PS është forca e vetme më e mirë në skenë n politike të vendit dhe shprehur keqardhjen  që sipas saj PD që lindi si partia e lirisë ka si ofertë Sali Berishën pas 31 vitesh dhe kundërofertë Lulzim Bashën.

Ministrja u shpreh me bindje se nuk janë si ata, nuk hakmerren dhe nuk godasin.

“PS është e vetmja forcë më e mirë politike në vend. Kundërshtarët me brava i kanë mbyllur në derën në fytyrë qytetarëve.  Ata vuajnë frikën nga drejtësia. Kthyer në një skenë tallëse pa qëllime kombëtare. E pabesushme partia që lindi 31 vite më parë nga aspirata për liri, PD ka sot Sali Berishën ofertë dhe kundërofertë atë që cirret me fjalorin e padronit por nuk arrin ti nxjerrë asnjë thinjë vetes së tij.

Jemi shumë të keqardhur që mbërritën deri këtu, edhe kur braktisën parlamentin dhe zgjedhjet. Caqet etike dhe morale që kurrë nuk i ruajtën me ne sot po i shkelin dhunshëm edhe me njëri tjetrin. Shpesh jemi dukur të dobët para tyre. Kemi dëgjuar që po të ishin ata do ju bënin rrup-sup. Kush guxonte tu fliste atyre nëpër studio me atë gjuhë. Jemi krenar që nuk jemi si ata. Për ne kundërshtarët nuk janë armiq, ne nuk i kalojmë caqet. Ne nuk hakmerremi, nuk godasim. Armë kemi vetëm të vërtetën tonë. opozita nuk janë ata mjeranë, por opozita jonë e vërtetë jeni ju. PS ka fituar garën me kundështarin politika po ka humbur garën me ambicien politike”, deklaroi Spiropali. /albeu.com/


Shtuar 15.01.2022 11:40