Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se po përgatitet plani për vaksinimin me detyrim të disa kategorive.
Në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve, Manastirliu theksoi se grupet më të rrezikuara nga marrja e infeksionit, si stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët janë të detyruar të marrin vaksinën kundër Covid19.
“Shifrat e ditëve të fundit në rajon janë të dhimbshme. Varianti Delta po vërteton përditë se ky është një variant me infuktueshmëri më të lartë. Në Angli shifrat janë sot 26 herë më të larta se një vit më parë në këtë periudhë. E dhëna sunduese është se ai po infekton njerëz që nuk e kanë bërë vaksinën, ndaj pandemia ia ka lënë termit pandemia e pavaksinuarve. Nuk ka tani asnjë dyshim se vala e re e Covid ka mbërritur më herët se vjeshta. Në Infektiv janë rreth 100 të shtruar, 7 prej tyre në terapi intensive., mjekët më kanë raportuar se numri i të pavaksinuarve është 95% e totalit të të shtruarve. Përqindja e ulët e të vaksinuarve që preken është më e mbrojtur nga përkeqësimi.
Mes moshave të reja ka raste të formave të rënda të sëmundjes. Neglizhenca e vaksinës deri pak javë më parë mund të ishin reagime të kuptueshme. Sot qasjet indiferente ndaj thirrjes për tu vaksinuar janë thjeshtë të papranueshme. Sot në Shqipëri mosvaksinimi bëhet një pengesë e rrezikshme në përballimin e valës së re. Mbi 625 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më sot me dy doza. Mbi 800 mijë kanë marrë të paktën një dozë. Ekspertët vlerësojnë se Shqipëria indohet sot në nj situatë më të kontrolluar krahasuar ,e vendet e rajonit. Arsyeja e parë është shpejtësia në fushatën e vaksinimit.
Zërat më autoritarë të shkencës janë unanimë në këtë pikë, vaksina shmang format më të rënda të sëmundjes. Zgjedhja për të bërë ose jo vaksinën nuk është thjeshtë personale. Refuzimi i armës mbrojtëse që sot çdo qytetar e ka në dispozicion vë në rrezik jo vetëm jetën e kujt refuzon, por edhe të familjarëve, miqve, shokëve dhe shoqeve. Ndaj shtatori do të jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin. Do të nisim planin për kalimin në një fushatë tjetër ku detyrimi për të bërë vaksinën i kategorive të caktuara do të bëhet në emër të së drejtës së të tjerëve,” u shpreh ministrja./albeu.com