3 shenja që tregojnë se keni nevojë urgjente për stërvitje

Është vërtetuar shkencërisht se ushtrimet fizike ndikojnë jo vetëm në shëndetin fizik por edhe atë mendor. Në të njëjtën kohë, ato veprojnë në mënyrë parandaluese ose terapeutike kundër sëmundjeve kronike të trupit të njeriut.

Nuk keni nevojë të shpenzoni shumë orë në ditë për të përfituar nga përfitimet e stërvitjes. Në fakt, ka disa shenja që trupi ynë na dërgon kur kemi nevojë urgjente për stërvitje.

Cilat janë këto shenja? Albeu.com jua zbulon më poshtë:

Nuk keni fare energji

Nëse kafja nuk ju bën mirë dhe zvarriteni çdo mëngjes, është koha për pak djersë dhe disa endorfina. Ata ju kthejnë energjinë tuaj të humbur, ju zgjojnë për mirë dhe përmirësojnë ndjeshëm gjendjen shpirtërore. Filloni ditën me vallëzim ose joga.

Nuk mund të përqendroheni në asgjë

Arsyeja kryesore që mjegulla mbizotëron në mendjen tuaj, është sepse uleni për orë të pafundme para kompjuterit dhe nuk ngriheni as edhe për pak shtrirje. Ecja, vrapimi ose çiklizmi do të aktivizojnë receptorët e dopaminës, një hormon që është thelbësor për mësimin dhe përqendrimin. Ushtrimi është gjithashtu thelbësor për mendjen tuaj.

S’keni fleksibilitet

Kur ndjeni dhimbje gjatë përkuljes për të kapur diçka ose çdo lëvizje juaj, atëherë është e domosdoshme të filloni stërvitjen. Çfarëdo që të zgjidhni, do t’ju sjellë po aq përfitim në planin afatgjatë. Gjëja e rëndësishme është që të mbani një rutinë në palestër, pa ekzagjerim dhe me pushime për të rikthyer muskujt. Zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë, në mënyrë që të mos sforcoheni./albeu.com


Shtuar 11.09.2021 16:17