3 vajza italiane kanë vjedhur një argjendari në Vlorë. Mësohet se tre vajzat janë futur në dyqan, kanë mbajtur me muhabet shitësen dhe pa kuptuar i kanë marrë një byzylyk me diamante shumë të shtrenjtë.
Shitësja e ka kuptuar vetëm pasi vajzat kanë ikur nga dyqani.
Pas vjedhjes, pronarët e dyqanit kërkuan ndihmë për të identifikuar 3 vajzat që flisnin italisht.
Qytetarët arritën që t’i identifikonin dhe 3 hajdutet u kapën duke ikur nga porti i Vlorës.
Policia i ka ndaluar menjëherë në terminal ndërsa pas marrjes në pyetje, ato kanë deklaruar se kanë mbërritur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës dhe kanë pranuar autorësinë e vjedhjes.