29-vjeçarja në Tiranë shpallet në kërkim pasi lëndon bashkëshortin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 29-vjeçare është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj.

Paraprakisht mësohet se e reja ka goditur bashkëshortin për motive ende të paqarta, të cilat po hetohen.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit dhe dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit. Sipas informacioneve, i plagosuri ndodhet në spital, ku po merr trajtim mjekësor.


Shtuar 9.04.2025 16:58

Tags: ,