Një 29-vjeçar nga Bulqiza është hedhur nga kati i tretë në rrethana ende të paqarta duke marrë dëmtime të shumta. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen e Re të qytetit të Bulqizës pasditen e sotme.
Fatmirësisht 29 vjeçari është pikasur nga banorët e pallatit ku dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë mundur të dërgojnë në kohë 29 vjeçarin drejt spitalit të Bulqizës.
Sipas mjekëve, ai ka fraktura të rënda në trup gjë e cila i ka detyruar mjekët e spitalit ta nisin drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Nuk dihet shkaku pse i riu ka ndërmarrë këtë veprim, teksa policia ka nisur hetimet.