Deputeti Oerd Bylykbashi e ka cilësuar si kurth të qeverisë skemën e re të tatimit për profesionet e lira.
Nga foltorja e Kuvendit, Bylykbashi tha se sot 29 mijë profesionistë të lirë po përballen me fatura të tmerrshme, pasi qeveria i preu në besë, pasi ju premtoi zero taksa për ata që bëjnë deri në 140 milionë lekë në vit xhiro.
Oerd Bylykbashi: Për ata 28-29 mijë profesionistë të lirë që kanë parë çfarë keni bërë ju në kurrizin e tyre. Të gjithëve ju ka ardhur fatura, e kurthit që ju ju ngritët. Të gjithë këta profesionistë të lirë, mjekë, inxhinierë, kontabilistë, avokatë, po përballen me fatura shumë milionshe, 5,6, 7, 10 milionë lekë që do të paguajnë në vit. Ju ju keni bazuar xhiron me fitimin. Këta profesionistë të lirë që përfaqësojnë familjet e tyre, të gjithë këta përballen me këtë situatë skandaloze. Ka një themel të gjithë kësaj, pasiguria juridike. Një pjesë e profesionistëve e kuptojnë, por disa të tjerët duhet t’ua shpjegosh më thjeshtë. Rama ju premtoi atyre se kush është nën 140 milionë lekë të vjetra xhiro do ta kenë situatën zero, dhe ju e bëtë për ca kohë, dhe disa prej tyre nuk kanë deklaruar kostot e larta. Dhe sot të gjithë këta janë zënë gafil dhe nuk dinë çfarë të bëjnë. Të gjithë këta sot kanë të njëjtin hall. Gjithë gjithë 30 milionë euro llogaritet tu merrnin ju këtyre me tatime. 30 milionë euro është skema korruptive e 5D-së. Ndoshta tani ka ardhur momenti ta kuptojnë se janë viktima të një mekanizmi të madh grabiqar qeverisës. Sot një profesionist i lirë paguan 15% nëse faturon më shumë se 140 milionë lekë të vjetra, ndërkohë një që shet byrek nuk e ka kaq, e ka zero.
Ndërsa ministri i Financave, Ervin Mete tha se ligji është përpunuar nga ekspertët më të mirë dhe se sjell standarte ndëkombëtare në sistemin tonë tatimor.
Ervin Mete: Tej pozicionimeve politike, taksimi i profesionistëve që ofrojnë shërbime apo i të vetëpunësuarve vendos më tepër drejtësi dhe ndershmëri në sistem. Ai në thelb është tatim it ë ardhura nga punëismi. Tëa rdjurat e një kategiroe s ii ounësuar apo i vitëpunësuar duhet të kenë një tatim të ngjashëm. Ligji është përpunuar nga ekspertët më të mirë dhe sjell standarte ndëkombëtare në sistemin tonë tatimor.
Ligji për tatimin e profesioneve të lira është dërguar në gjykatë nga opozita me argumentin se bie ndesh me kushtetutën. Seanca e parë pritet të zhvillohet në datën 21 maj./albeu.com