28 orë not nga Otranto drejt Vlorës, Eva Buzo ndërpret sfidën pas problemeve shëndetësore

Eva Buzo ka hasur  vështirësi në sfidën e saj për tu kthyer në Vlorë me not nga Otranto. Atletja shqiptare e cila ka arritur të mbërrijë deri në Karaburun, pas 28 orësh not, është pickuar nga një kandil.

Gjatë 28 orëve not, ajo ka shfaqur probleme edhe me të folurin nga kripa e tepërt. Në këto kushte, trajnerët e kanë këshilluar të ndalojë notin, e për rrjedhojë Eva ka ndërprerë sfidën e guximshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Evës i kishin  mbetur pak orë për të mbërritur në Vlorë, atje ku ajo i kishte vendosur qëllim vetes si destinacion.

Mendimi për të ndërmarrë notin drejt origjinës së saj, Evës i erdhi gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, kur duke parë në Google Maps disa vende të mundshme për të notuar, u ndal në distancën midis Italisë dhe Shqipërisë.

Gjatë rrugëtimit me not Eva ndiqet nga 2 trajnerë që  hipin me radhë në një kajak.. Eva është një avokate në Australi dhe e angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë World Vision dhe Save the Children.

/Albeu.com/