Një 25 vjeçar në Dibër është vetëplagosur me armë gjahu në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë Nokë, ndërsa i riu është transportuar në spital.
“Më datë 31.01.2024, rreth orës 14:00, në fshatin Grykë Nokë, dyshohet se është vetëplagosur në këmbë me armë gjahu (të cilën e mbante pa leje), shtetasi F.D., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.