Qeveria e re e Italisë e udhëhequr nga e djathta ekstreme e Giorgia Melonit ka fituar të parin nga dy votat e nevojshme të besimit në Parlament me një diferencë të mjaftueshme.
Votimi në dhomën e ulët të deputetëve të martën mbrëma ishte 235 pro qeverisë së koalicionit të saj dhe 154 kundër. Koalicionit i duheshin të paktën 195 vota për një shumicë.
Të mërkurën, qeveria e re do të përballet me një votim në dhomën e sipërme, Senat, ku ka gjithashtu një shumicë solide./albeu.com