Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme në fshatin Maqellarë të Dibrës. Sipas informacioneve paraprake, pas një konflikti një djalë i moshës 26-vjeçare ka plagosur me thikë nënën e tij.
E plagosura është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e rëndë. Sipas burimeve për media, 26-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Detaje të reja priten në vijim ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.