22-vjeçari grek bie në gropën e një ashensori në Vlorë

Një shtetas grek ka rënë aksidentalisht në gropën e ashensorit të një pallati në Vlorë. Për pasojë 22-vjeçari me inicialet H.S., banues në Greqi është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e Vlorës. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”.

Të lidhura

None found

“Në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati shtetasi grek H. S., rreth 22 vjeç, banues në Athinë Greqi, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 3.09.2023 22:27