12 prilli i vitit 2000 nuk harrohet lehtë nga portieri gjerman Oliver Kahn, pasi e pa veten të gjakosej në fushën e blertë. Sigurisht nuk u tërhoq nga loja dhe në fund festoi fitoren, në ndeshjen kundër Freiburg.
Dukshëm portieri me karakterin e hekurt ishte i tërbuar. Disa sende vërshuan drejt tij dhe më pas u pa i shtrirë në tokë. Një top golfi kishte përfunduar në kokën e tij Kahn, i cili edhe u gjakos.
Kamerat e kishin kapur momentin e goditjes dhe dukej qartë se topi i golit ishte gjuajtur me mjaft forcë. Kahn shkoi dhe mori ndihmën e parë dhe më pas mbrojti katërkëndëshin e portës së Bayern Munchen./ h.ll/albeu.com