Zidane: Nuk e mendojmë humbjen! Koeman bën presion për 3 pikë

Një ndeshje vendimtare dhe askush nuk e mohon. El Clasico, Real Madrid-Barcelona do të vendosë shumë për fatin e titullit në spanjë dhe që të dy trajnerët folën me doza optimiste në konferencën për shtyp.

Zidane: Nuk e kam menduar aspak humbjen. Ne do të japim gjithçka dhe të jemi positive për të arritur atë që duam. Atletiko është skuadra që kryeson momentalisht dhe të gjithë do të duhet të luajmë për titullin deri në fund. Është një kampionat shumë konkurrues dhe nuk do ta dimë kush do të jetë kampion deri në fund.

Trajneri i Real Madrid foli me elozhe për dy lojtarë të rëndësishëm si Sergio Ramos dhe Messi ku për të parin konfirmoi se nuk do të jetë në fushë por shpreson të qëndrojë dhe të rinovojë kontratën. Për argjentinasin, francezi u shpreh se më e mira për Messin është të qëndrojë te Barcelona dhe të luajë të tjera sfida ndaj Real Madrid.

Në krahun tjetër, trajneri holandez, Koeman u shpreh tepër optimist duke u bazuar në lojërat e mira që ka bërë skuadra në javët e fundit.

Koeman: Kemi marrë rezultate shumë të mira kohët e fundit, skuadra është besimplotë dhe gati për të luajtur një ndeshje të madhe ndaj një ekipi që është përmirësuar shumë gjatë sezonit. Po luftojmë për të marrë maksimumin, që do të thotë ne duam titullin kampion dhe ndeshja e nesërme do të vendosë shumë si për ne si për Real Madrid.

Koeman këshilloi skuadrën të jetë vetvetja ndaj rivalëve të tyre në fushë teksa dha lajmin e mire se Pique dhe Sergi Roberts janë rikuperuar dhe do të luajnë ndoshta jo nga fillimi i El Clasicos.


Shtuar 9.04.2021 21:46