Vidhnin veshje në qendra tregtare, arrestohen 5 shqiptarë në Itali

Policia Italiane ka arrestuar dy gra dhe tre burra, të gjithë me kombësi shqiptare, të cilët ishin autorë të dhjetëra vjedhjeve nëpër qendrat tregtare të vendit.

Ata kishin një teknikë të veçantë vjedhjesh dhe në piketim kishin dyqanet “H&M Hennes & Mauritz”.

Banda vinte nga Shqipëria merrte makina me qira dhe kryente një sërë vjedhjesh me të njëjtin sistem të testuar për disa ditë, më pas ktheheshin prapë në vendin e tyre, shkruajnë mediat italiane.

Përpos arrestimit të tyre janë sekuestruar mallra në vlerë rreth 8  mijë euro, të ardhura nga vjedhja./albeu.com

 


Shtuar 22.12.2021 08:34