EMRI/ Ngacmonte seksualisht vajzën e mitur të gruas së tij, arrestohet njerku në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona për disa të ndryshme vepra penale.

Mes të arrestuarëve është edhe shtetasi Arben Hysko i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe në mënyrë të vazhdueshme një 16-vjeçare, e cila është vajza e bashkëshortes së tij.

Denoncimi i nënës së 16-vjeçares e çoi njerkun pas hekurave.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç. Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, një 16-vjeçare (vajzën e bashkëshortes së tij). Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe denoncimit nga mamaja e 16-vjeçares u bë arrestimi i 57-vjeçarit, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. J., 35 vjeç, pasi punonjësit e OSHEE-së në Kamzë, në banesë kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– K. X., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;


Shtuar 21.12.2021 16:11