21 të vrarë nga bombardimet në Kharkiv

Të paktën 21 persona u vranë dhe 112 u plagosën në bombardimet e qytetit të dytë më të populluar të Ukrainës, Kharkiv, tha kryebashkiaku i qytetit.

Megjithatë, guvernatori i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv tha se të gjitha sulmet ruse “u zmbrapsën” dhe pozicionet u mbajtën, pavarësisht bombardimeve të rënda të Kharkiv të martën dhe gjatë natës.

Guvernatori Oleh Synegubov tha se “armiku rus pësoi humbje të konsiderueshme”.

Kuptohet se trupat ruse hynë në sektorët verilindorë dhe veriorë të qytetit, ndërsa Kharkiv u godit nga artileria reaktiv./albeu.com


Shtuar 2.03.2022 08:09