21 Janari/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Na kanë ofruar lekë! Vrasja nuk lahet me para

Xhaxhai i Aleks Nikës, një nga viktimat e 21 janarit, Mark Nika tha në Open se shpreson që SPAK të zgjidhë këtë dosje, pas vitesh që kërkojnë drejtësi.

I pyetur nëse shteti ka reaguar në kohë për këtë çështje, ai tha:Ky propozim për zgjidhjen e çështjeve me të holla na është bërë dy here nga Strasburgu, e kemi refuzuar si akt i shëmtuar për ne, vrasje nuk zgjidhet me para, i bie të shisnim gjakun e Aleksit. E kemi kërkuar që kjo të refuzohet nga avokatura shqiptare.

Kam një dyshim që Strasburgu ja faturon prokurorisë së Tiranës dhe pastaj ta mbyllë, se do penalistë dhe juristë të mirë, që prokuroria si ka prandaj duam të çohet në SPAK, se na ka thënë që si plotëson kushtet,

Unë akuzoj Berishën , Bashën, Prendin, prokurori i përgjithshëm që ka manipuluar hetimin, Llalla.

Ndryshe kjo çështje është e destinuar të varroset sërish. Plumbi i Aleksit sipas prokurorisë së Stambollit është dëmtuar në kokë, kurse në këtë të Tiranës thonë është i shtypur, se nuk ka laboratorë.

Tani këta duhet të hetojnë kush e prishi plumbin se kështu gjejnë fajtorin. Për të rifilluar hetimet SPAK do prova këto i ka prokuroria e Tiranës. /tch


Shtuar 27.05.2021 21:54