2 vite burg për Adriatik Llallën, Artan Hoxha: Berisha e Meta nuk të ndihmon dot?

“…Tani, ata qe të vune aty(Berisha+Meta) dhe të perdoren si kamikaz për penguar sa kishe mundesi, nje projekt amerikan, nuk te mbrojne dot se jane te zene me hallet e tyre…”

Dënimi me dy vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla është komentuar edhe nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Hoxha shkruan se tashmë Presidenti Ilir Meta e ish-kryeministri Sali Berisha nuk e mbrojnë dot sepse kanë hallet e tyre, edhe pse ai gjatë kohës që ishte kryeprokuror u mbylli shumë dosje korrupsioni duke prishur edhe hetime të tjera.

Tani, sipas gazetarit Hoxha meqë Llalla është i pari zyrtar i lartë i ndëshkuar, të tërheqë këmbën zvarrë dhe të marrë me vete shefat e tij.

“Me krah te lehta kryeprokuror i Republikes. Vendimi u dha nen monitorimin e perfaqesuesve të SHBA në sallen e gjyqit…Tani, ata qe të vune aty(Berisha+Meta) dhe të perdoren si kamikaz për penguar sa kishe mundesi, nje projekt amerikan, nuk te mbrojne dot se jane te zene me hallet e tyre.

Edhe pse në fakt u mbylle aq shume dosje korrupsioni dhe i mbrojtje stoikisht, duke prishur shume hetime të vartesve të tu…Ne fakt ti nuk hetove askend, as ata qe kishin qeverisur Shqiperine, as ata qe po e qeverisin Shqiperine…Meqe je i pari i ndeshkuar në kete fllad ndryshimesh, hiqe kemben zvarre dhe merri me vete dhe shefat e tu…Kush e ka radhen???!!”- shkruan Hoxha. /albeu.com/


Shtuar 20.05.2021 15:22