2 humbje jete nga Covid në vend, bilanci i 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 95 të infektuar me koronavirus. Në raportimi ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 1,289 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, 37 qytetarë në Tiranë, 9 në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Shkodër, Mirditë, Berat, Skrapar, 2 në Lezhë, Kurbin, Durrës, Rroskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Devoll, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Tropojë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Elbasan.

Janë 1,747 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Bëhet po ashtu e ditur se në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 64-vjeç dhe një qytetar nga Shkodra 84-vjeç.

Janë shëruar 396 qytetarë , duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,697 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Mars 2022)
Raste të reja ditore 95
Të shëruar në 24 orë 396
Të shtruar në spitale 45
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1,289

Testime totale 1,748,195
Raste pozitive 271,920
Raste të shëruara 266,697
Raste Aktive 1,747
Humbje jete 3,476

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 493
Fier 265
Elbasan 166
Vlorë 149
Lezhë 182
Kukës 114
Berat 104
Shkodër 91
Durrës 75
Gjirokastër 58
Korçë 43
Dibër 7 /abcnews.al/


Shtuar 3.03.2022 18:07