Kuvendi i Kosovës edhe në tentimin e 19-të ka dështuar të konstituohet.
Ligjbërësit refuzuan për të 19 herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentarin.
PDK, LDK dhe AAK sërish refuzuan të propozonin emrat e tyre për anëtarë të këtij komisioni.
Nga 109 deputetë të pranishëm, 54 vota ishin për, 1 kundër dhe asnjë abstenim.
Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por pa mbështetjen e mjaftueshme nga partitë e tjera.
PDK, LDK dhe AAK kanë refuzuar të japin votën e tyre për këtë propozim, duke kërkuar një emër të pranueshëm për të gjitha palët.
Kryesuesi i seancës Avni Dehari ndërpriti seancën dhe tha se njëjta vazhdon më 23 maj në orën 11:00.