17-vjeçari humbi jetën në një lokal në Sarandë, gjykata vendosi detyrim paraqitjeje për montuesin e ashensorit

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, në një seancë gjyqësore të drejtuar nga gjyqtarja Suela Xhani dhe dy prokurorët Aurora Hajno dhe Silvana Belishta , ka vendosur sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Lulzim Allkushin, personin i cili montoi ashesorin në lokalin ku humbi jetën aksidentalisht një 17-vjeçar.

Mbi Allkushin rëndon veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

43-vjecari kishte ndërtuar në mënyrë artizanale ashesorin në subjektin e Spiro Iljadhit katër vite më parë.

Allkushi rezultoi të ishte i palicensuar.


Shtuar 29.08.2023 18:10