Paleontologët kanë gjetur një fosil shumë të rrallë 16 milion vjeçar, brenda një qelibari.
Fosili i përket llojit tardigrad, të cilët janë një grup i larmishëm jovertebrorësh mikroskopikë, të njohur për aftësinë e tyre për të mbijetuar në kushte ekstreme.
Specia e sapoemëruar si Paradoryphoribius Chronocaribbeus mendohet se do të hedhë edhe më shumë dritë për rrugëtimin në histori të këtyre gjallesave.
Sipas shkencëtarëve, tardigradët kanë jetuar për miliona vjet me radhë, por për shkak të përmasave të vogla, mundësia për të gjetur gjurmë dhe fosile të tyre, ka qenë shumë e vogël, ndaj edhe ky zbulim është një pasuri e madhe për gjeneratën./albeu.com