15-vjeçari vret prindërit dhe vëllain pas sherrit për notat e ulëta në shkollë

Një 15-vjeçar në Spanjë është arrestuar pasi dyshohet se ai ka qëlluar për vdekje prindërit e tij dhe vëllain 10-vjeçar, pas një grindjeje për notat e këqija në shkollë.

Incidenti ndodhi të martën në mbrëmje në një zonë rurale në Elche, rreth 20 kilometra (12 milje) nga qyteti juglindor Alicante.

Ka qenë motra e nënës së 15-vjeçari që ka ngritur alarmin për këtë ngjarje, e cila në polici kishte thënë se nuk ka dëgjuar asgjë për familjen. Në këtë moment, nipi ka pranuar se ka vrarë prindërit dhe vëllain.

Policia ka marrë menjëherë masa, ka arrestuar adoleshentin dhe ka konfirmuar gjetjen e 3 trupave, që kishin tre ditë brenda shtëpisë, pa jetë.

Në deklaratën e tij, ai ka thënë se kishte debatuar me nënën për notat në shkollë dhe se më pas, me pushkën e gjuetisë së të atit ka vrarë atë, më pas vëllain dhe në fund edhe babain./albeu.com

 


Shtuar 12.02.2022 15:31