Vëllai i Sabrina Bengajt, viktima nga ngjarja e rëndë në Fier u vra në derën e saj të shtëpisë nga ish-bashkëshorti i saj.
Autori Elton Metaj i sapo dalë nga burgu, i dënuar për pengmarrje 1 vit më parë, erdhi para mesnatës së djeshme në familjen Bengasi dhe qëlloi me armë zjarri drejt ish-gruas.
Vëllai deklaroi për mediat se motra e tij u vra nga ish-burri sapo kishte ardhur nga puna në shtëpi dhe po hante darkë.
“Mamaja kishte dëgjuar derën. Në 20 korrik u lirua nga burgu. Fajin e kanë gjykatësit dhe prokurorët e korruotuar që nxjerrin të tillë njerez kriminelë që sot bëri hatanë e madhe.
Mua më tha nusja për ngjarjen. Madje më kishte kërkuar dhe mua për të më vrarë. Ai ishte një frikacak që të vriste pas krahëve, trimi del përballë.
Ishte mamaja në momentin e ngjarjes. Motrën e vrau kur po hante bukë, sa u kthye nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkëri”,
Autor i kësaj ngjarje të rëndë është shtetasi Elton Metaj, ndërsa viktima është Sabrina Benga.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M. (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.
Po kush është autori Elton Metaj?
Metaj është një shtetas i njohur për Policinë e Shtetit pasi sapo kishte dalë nga burgu ku kishte vuajtur dënimin e tij.
Burgosja e tij lidhej direkt me familjen e viktimës pasi një vit më parë kishte marrë peng familjen Benga, në 20 shtator të vitit 2020.
Në vitin 2020 , Metaj e mbajti peng për më shumë se 5 orë bashkëshorten dhe familjen e saj në shtepinë e babait të kësaj të fundit dhe u desh nderhyrja e RENEA-s dhe FNSH-së për t’i liruar.
Më herët, në 22 shtator 2020, 31 vjecari nga Peshtan Bengasi ,Elton Metaj u paraqit ne gjykaten e Fierit me akuzat “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.
Lirimi nga burgu:
Burimet bëjnë me dije se Elton Metaj është liruar nga burgu pasi ka shfaqur çrregullime mendore.
Mësohet se Metaj ka shkuar në banesën e ish-gruas së tij, Sabrina Bengasi dhe ka qëlluar mbi të, duke ia marrë jetën në derën e shtëpisë. /albeu.com/