14 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 279 testime, nga të cilët 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

7 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 1 qytetarë në Rrogozhinë, Devoll, Gramsh.

Janë 154 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë  humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,072 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 28 Mars 2023)

Raste të reja ditore               14

Të shëruar në 24 orë            12

Të shtruar në spitale             8

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                        279

Testime totale                   2,047,887

Raste pozitive                      333,828

Raste të shëruara                  330,072

Raste Aktive                             154

Humbje jete                              3,602

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      132

Fier                             7

Vlorë                         4

Shkodër.                    4

Berat.                         3

Durrës.                      3

Elbasan.                     1

Korçë.                          1

 


Shtuar 28.03.2023 17:41