13-vjeçarja bie nga dritarja e katit të katërt, me urgjencë në spital

Një 13-vjeçare ka rënë nga dritarja e katit të katërt të pallatit ku jetonte, në Lezhë. Vogëlushja është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Lezhës.

Mësohet se ajo ka rrëshqitur nga dritarja e katit të katërt dhe ka rënë në ballkonin e katit më poshtë.

E mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, tek një pallat në Rrugën “Shtraus” në qytet Lezhë, e mitura 13 vjeçare E.Gj., është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e katit të 4-tërt të banesës ku banon, duke rënë në ballkonin e banesës të një kati më poshtë. Aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 7.04.2022 19:02