13-vjeçari dhunohet nga njerku në Durrës, policia shoqëron në komisariat 51-vjeçarin

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht një 51-vjeçar pasi ka dhunuar një 13-vjeçar. Dhunuesi me inicialet S.K., u shoqërua në komisariat pas publikimit të një videoje ku pretendohej se i mituri po dhunohej nga njerku i tij.

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, S.K., 51 vjeç.

Gjithashtu, për rastin në fjalë, janë pyetur dy të miturit që shfaqeshin në video, si dhe nëna e 13-vjeçarit, shtetasja E.Q., në prani të punonjëses sociale dhe psikologes.

Pas intervistimit dhe komunikimit me Prokurorin, u procedua penalisht për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”, shtetasi S. K., 51 vjeç, banues në Durrës.


Shtuar 17.04.2025 19:21