12 vite lidhje drejt fundit? Shakira dhe Pique nuk ndajnë më as shtratin së bashku

Sipas gazetarit të “El Periodico”, Emilio Pérez de Rozas, mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique dhe partnerja Shakira dyshohet se kanë jetuar veçmas për disa javë.

Emilio Perez u shfaq në një transmetim të drejtpërdrejtë video të podcast-it Mamarazzis, i cili postohet çdo të mërkurë në llogaritë në Instagram dhe Facebook të portalit “El Periodico”. Gazetari pohoi se ylli i popit me famë botërore e kapi Piquen duke tradhtuar me një grua tjetër disa javë më parë, gjë që ka çuar në ndarjen e supozuar.

Pique thuhet se është larguar nga shtëpia që ndan me Shakirën. Mbrojtësi i Barcelonës ka disa javë që jeton në dhomën e tij të beqarisë. Raporti pohoi se Pique jeton një “mënyrë jetese festive” dhe frekuenton rregullisht klubet e natës si “Bling Bling” dhe “Patron” në Barcelonë, ndërsa shtoi gjithashtu se dyshja mund të ‘ndahen’ së shpejti.

Ndërsa vërtetësia e pretendimeve nuk është e sigurt, gazetari pohoi si më poshtë:

“Kjo është arsyeja pse ajo (Shakira) do të kishte marrë vendimin për t’u ndarë,” shton Fa, i cili ka cituar drejtpërdrejt informacionin nga burimet e tij: “Kjo është kështu. ka ndodhur. Kjo është arsyeja pse ka distancë. Ndoshta nuk ka mbetur gjë, por ajo pabesi ka kaluar”/ h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by El Periódico (@elperiodico_cas)


Shtuar 2.06.2022 13:14