Një sulm është regjistruar pranë Konsullatës greke në Mariupol të Ukrainës.
Për pasojë të këtij sulmi kanë mbetur të paktën 12 viktima.
Burimet qeveritare raportojnë për protothema.gr, se sulmi ka ndodhur pak pas mesditës dhe jashtë godinës më parë ka ndodhur një shkëmbim zjarri. Stafi i konsullatës është transferuar në një strehë të sigurt. Konsulli grek në Mariupol, Manolis Androulakis, mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka kontaktuar autoritetet greke përmes telefonit satelitor.
Kujtohet se prej rreth një jave shërbimet e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë janë transferuar në godinën ku strehohej Misioni Special i Mbikëqyrjes së OSBE-së në qytet, i cili u godit nga përleshjet në rrugë mesditën e së dielës./albeu.com/