Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar 4 viktimat e 21 janarit që u vranë 11 vjet në parë në protestën e Partisë Socialiste.
Rama shkruan se drejtësia e re do të veprojë për vrasjen barbare të Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajs.
“MIRËMËNGJES
dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi”, shkruan Rama./albeu.com