11 maji, qeveria i jep 25 milionë euro KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot për miratimin e një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2025, miratuar për komisionin qendror të zgjedhjeve, për organizimin e zgjedhjeve për të 11 maj 2025.

Konkretisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2025, i shtohet fondi prej 2 500 000 000 (dy miliardë e pesëqind milionë) lekësh, për organizimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Ky fond do të ndahet si më poshtë:

– 2 460 000 000 (dy miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë milionë) lekë, në zërin “Shpenzime korrente”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;

– 40 000 000 (dyzet milionë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


Shtuar 22.01.2025 19:01

Tags: ,