Një shqiptar dhe një shtetase greke kanë rënë në pranga në Thesproti të Greqisë. Ata janë kapur në flagrancë duke transportuar 31 emigrantë të paligjshëm.
31-vjeçari shqiptar u kap duke transportuar emigrantët në një kamion drejt kufirit greko-shqiptar, kundrejt pagesës 100 euro.
I riu me iniciale I.X., akuzohet për transport të emigrantëve të paligjshëm. Nga hetimet rezultoi se shqiptari i kishte marrë emigrantët nga zona e Peloponezit për t’i transportuar pranë kufirit greko-shqiptar, kundrejt pagesës prej 100 eurosh.