“100 € për njerëzit në nevojë” Gjermania ul taksën e naftës dhe jep biletë udhëtimi 9 euro në muaj

Gjermanët do të jenë në gjendje të udhëtojnë në vend për vetëm 9 euro në muaj, për tre muajt e ardhshëm, si rezultat i një përpjekje për të përballuar koston në rritje të jetesës.

Nisma e qeverisë gjermane përfshin të gjithë transportin lokal dhe rajonal në trena, autobusë dhe metro, megjithëse trenat ndërqytetas nuk janë pjesë e nismës. Biletat e lira synojnë gjithashtu t’i bëjnë njerëzit të lënë makinat e tyre.

Gjithashtu, taksa e karburantit është ulur me rreth 30 cent për litër për benzinën.

Taksa është ulur në minimumin e BE-së, përsëri për tre muajt e ardhshëm, kështu që çmimet e naftës gjithashtu po ulen me rreth 14 cent për litër.

Ministri i Transportit Volker Wissing i ka përshkruar biletat me vlerë 9 euro në muaj si një mundësi të shkëlqyer: “Është një sukses që ne kemi shitur tashmë shtatë milionë bileta”.

Disa masa të tjera janë duke u marrë për të lehtësuar rritjen e kostos së jetesës:

Ata që janë në punë do të marrin një zbritje prej 300 euro për kostot e energjisë në vjeshtë.

Do të ketë një bonus prej 100 euro për çdo fëmijë në korrik.

Njerëzit me përfitime të tjera sociale do të marrin gjithashtu 100 euro.