Michelle Obama, bashkëshortja ish-presidentit të SHBA, Barack Obama ka folur së fundmi për vitet e para të martesës të saj.
Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve ka folur për “REVORT Studios” duke thënë se për 10 vite nuk e duronte dot bashkëshortin e saj. Michelle rrëfen se pas ardhjes në jetë të dy vajzave të tyre, Sasha dhe Malia, marrëdhëniet në çift u tensionuan. “Për dhjetë vjet nuk e durova dot burrin tim”, tha ajo.
Ndërsa ajo kujdesej për vajzat, Barack Obama shijonte kohën e tij në palestër ose duke luajtur golf.
“Martesa nuk është kurrë 50/50. Zakonisht është 70/30, ndonjëherë është 60/40 ”, tha ajo pasi kujtoi periudhën kur burri i saj ishte fokusuar në karrierën e tij politike në fillim të viteve 2000 dhe mungonte vazhdimisht në shtëpinë e tyre.
Michelle Obama cuenta las crisis matrimoniales que ha tenido con Barack Obama https://t.co/mnih5PJdgI
— El Nacional (@ElNacionalWeb) December 23, 2022
Në lidhje me fëmijët e tyre dhe nëse i plotësonte nevojat e tyre, ajo shpjegoi: “Fëmijët janë si terroristë. Kanë kërkesa, nuk flasin, nuk merren vesh, qajnë gjatë gjithë kohës. Kështu, domosdoshmërisht detyroheshim të ktheheshim kundër njëri-tjetrit”.
Së fundi, Michelle e mbylli me një mesazh për çiftet e reja: Mos u dorëzoni kurrë, ndjenjat ndryshojnë dhe duhet të jeni të duruar.