10 këshilla për të pjekur mishin në hell, për drekën e Pashkës

Mishi në hell ka sekretet e tij. Ndaj nëse këtë Pashkë keni vedosur të piqni mish në hell, në formë tradicionale duhet të keni parasysh këto këshulla që do u jenë veçanërisht të nevojshme?

1. Helli kalohet nga bishti tek koka e qengjit. Lidhini këmbët e para të qengjit me spango pas zverkut. Më pas lidhni këmbët e pasme me njëra-tjetrën dhe më pas lidhini ato tek helli.

2. Merrni një gjilpërë të trashë me spango. Bëni një nyjë të madhe në fillim të fijes së spangos dhe me gjilpërë kalojeni spangon në pjesën e sipërme të shtyllës kurrizore, tek shpatullat e qengjit, në brendësi të tij.

3. Kapni me spango shtyllën kurrizore dhe hellin dhe duke e shpuar sërish qengjin me gjilpërë e nxirrni spangon jashtë sërish, duke krijuar një kryq me spangon për të kaluar sërish brenda në hell, për ta qepur atë me hellin.

4. Pasi ta kemi lidhur mirë spangon mes shtyllës kurrizore dhe hellit e këpusim. Të njëjtin veprim bëjmë edhe në anën tjetër të shtyllës kurrizore, tek kofshët e qengjit. Më pas qepim nga jashtë qengjin në të gjithë gjatësinë e shtyllës kurrizore në të njëjtën formë. Qepja duhet të jetë e mirë dhe e kujdesshme për ta stabilizuar shtyllën kurrizore pas hellit dhe për të lidhur siç duhet qengjin në hell, për të mos u hapur gjatë pjekjes.

5. Në një tas hidhni shumë kripë dhe piper, i përzieni dhe më pas lyeni qengjin të gjithin në brendësi, në hapësirën e barkut. Mos hidhni kripë jashtë. Më pas qepjani barkun me spango.

6. Qengji është gati për t?u pjekur. E ktheni përmbys mbi një tepsi dhe e lini të kullojë pak.

7. Pjekja është çështje eksperience. Qymyri dhe prushi duhet të jenë mjaftueshëm që zjarri të mos shuhet Në mes zjarri duhet të jetë më i pakët, sepse në mes qengji është bosh, piqet vetëm barku dhe brinjët. Lart dhe poshtë, tek këmbët pra, tek kofshët dhe shpatullat duhet të ketë zjarr më shumë.

8. Vendoseni hellin mbi zjarr, në këmbëza, fillimisht më lart dhe rrotullojeni më shpejt, që të mos marrë djegie sipërfaqësore. Më pas filloni ta ulni gradualisht dhe silleni më pranë zjarrit, si dhe rrotullojeni hellin më ngadalë.

9. Pjekja për një qengj në pesë normale shkon 3-4 orë, kur e pjekim jashtë, në amjent të hapur dhe 2-2,5 orë, kur e pjekim në ambjent të mbyllur.

10. Do ta kuptoni që mishi u poq dhe është gati, atëherë kur mishi të fillojë të shkëputet nga kockat.


Shtuar 8.04.2023 22:38