10 ditë nën rrënoja, nxirret e gjallë në 17-vjeçarja Turqi

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë një vajzë 17-vjeçare nga rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën e Kahramanmaras, 248 orë pasi tërmeti goditi zonën, sipas transmetuesit shtetëror TRT Haber.

Po ashtu një nënë dhe dy fëmijët e saj u shpëtuan në Antakya pasi kaluan nëntë ditë nën rrënoja.

Ndërkohë të paktën 36,187 njerëz kanë vdekur në tërmetet shkatërruese në Turqi, thonë zyrtarët, dhe të paktën 5,800 njerëz kanë vdekur në Siri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 41,987.

/albeu.com

 


Shtuar 16.02.2023 11:43