1 mijë qytetarë shqiptarë kthehen mbrapsh, ambasada Britanike: Kemi intensifikuar punën kundër emigracionit të paligjshëm

Shqipëria dhe Britania kanë intensifikuar punën për nalinim e paligjshëm të qytetarëve shqiiptarë drejt Anglisë.

në një njoftim ëpr mediat Ambasada britanike në Shqipëri, thekson s prej momentin të nënshkrimit të marrëveshjes mes dy vendeve, janë kthyer mbrapsh 1 mijë qytetarë shqiptarë.

Deklaratë:

Në vijim të Komunikatës të Përbashkët Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar për të adresuar emigracionin e paligjshëm, agjencitë ligjzbatuese në të dy vendet kanë intensifikuar punën, vecanërisht sa i takon kalimit të barkave të vogla në kanalin anglez.

Autoritetet britanike dhe shqiptare kanë punuar së bashku për të parandualuar hyrjen dhe qëndrimin e emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Që nga nënshkrimi i komunikatës, shifrat e reja tregojnë se mbi 1000 shtetas shqiptarë janë kthyer në Shqipëri.

Këto të dhëna përfshijnë shtetas që nuk mund të marrin azil, shkelës të ligjit si dhe dhe ata që janë kthyer vullnetarisht prej nënshkrimit të Komunikatës së Përbashkët më 13 dhjetor deri në javën e parë të muajit Prill.

Ju lutem gjeni respektivisht linkun e Njoftimit të  përbashkët të publikuar nga Home Office Milestone reached in UK-Albania agreement on illegal migration – GOV.UK (ëëë.gov.uk)  dhe Policia e Shtetit Parandalimi i migracionit të paligjshëm, prioritet i punës së Policisë së Shtetit – Policia e Shtetit (asp.gov.al)

/AlbEu.com/


Shtuar 25.04.2023 16:57